6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Osmani në takim me komandantin e KFOR-it: Sulmi dëshmon qëllimet e Serbisë për destablizimin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, pas sulmit të fundit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Në këtë takim, siç njofton Presidenca, Osmani ritheksoi se “sulmi terrorist ndaj infrastrukturës vitale dëshmon qëllimet e Serbisë për destablizimin e Kosovës dhe gjithë rajonit, duke cenuar sigurinë kombëtare të vendit tonë si dhe duke synuar krijimin e një krize humanitare”.

“Presidentja shprehu vlerësimin e lartë për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar e po ashtu falënderoi KFOR-in, i cili menjëherë ka ofruar të gjitha kapacitetet e tyre për të ndihmuar tejkalimin e kësaj gjendjeje si dhe parandalimin e sulmeve të ngjashme në të ardhmen”, tha Presidenca në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...