29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Osmani në takim me komunarët, e pret Aliu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon takim me Këshillin e Kryetarëve të Komunave të Kosovës.

Aty e para e shtetit u prit nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherësh kreu i Ferizajt, Agim Aliu si dhe kryesia e këtij Asociacioni.

Veç si pjesëmarrëse, kryetarja e Kosovës do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse për të pranishmit, teksa temat të cilat do të diskutohen në këtë organizim janë roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, zhvillimi i turizmit, bashkëpunimi i Presidencës me Komunat nëpër projekte si dhe sfidat e pushteteve lokale.

Pos fjalimeve të kreut të AKK-së, Aliu dhe atij të presidentes Osmani, pjesa tjetër e diskutimeve po zhvillohen me dyer të mbyllura./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...