32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Osmani në Tokio takon Kryetarin e JICA-s, diskutojnë për projektet aktuale dhe të ardhshme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë vizitës së saj në Japoni, në Tokio ka takuar Kryetarin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Tanaka Akihiko.

Presidentja Osmani bëri të ditur se me Akihiko diskutuan për projektet aktuale dhe ato të ardhshme të zhvillimit të mbështetura nga JICA në Kosovë, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm, infrastrukturë dhe ndërtim të kapaciteteve.

Ndër të tjerash, në njoftimin e presidentes Vjosa Osmani nënvizohet se, Kosova e vlerëson thellësisht partneritetin me JICA-n gjatë viteve dhe përkushtimin e palëkundur për të mbështetur rritjen ekonomike dhe progresin e vendit tonë. / Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...