3.5 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Osmani në Washington D.C – takime të nivelit të lartë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E njëjta po qëndron për vizitë në Washington D.C ku do të zhvillojë takime në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kështu ka bërë të ditur Osmani në një postim në Facebook

“Jemi në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të vazhdojmë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’. Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tone”, ka shkruar Osmani

Presidentja ka theksuar se paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim.

“SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, ka shkruar Osmani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...