Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Brunei, ka nënshkruar marrëveshjen me Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah për heqjen e vizave ndaj shtetit tonë.
Osmani ka thënë se ky është një hap drejt afrimit dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, ka shkruar mes tjerash Osmani.
Postimi i plotë:
Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës!
Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona.
Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë./Njeshi/