Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindonin, janë duke qëndruar në Paris të Francës.
Presidentja dhe Zotëriu i Parë morën pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame, shkruan IndeksOnline.
“Me ftesë të Presidentit Macron, jemi në Paris së bashku me liderë nga mbarë bota, për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.
Notre-Dame, një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore”, shkroi Osmani në Facebook./Njeshi/