8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Osmani: Ngjarjet e marsit përbëjnë shtyllat më të forta të shtetit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përbejnë jo vetëm kujtesën për historinë më të re të Kosovës, por edhe një ndër shtyllat më të forta që u ngrit shteti i Kosovës.

Ajo ka thënë se kjo Epope e UÇK-së është e epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë së vendit. Osmani ka thënë se në këtë betejë të lavdishme u përjetësua vendosmëria e familjes Jashari dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës.

“Në këtë ditë të lavdisë ishte në njërën anë baca Shaban, Hamza, komandanti legjendar Adem Jashari, familjarët dhe bashkëluftëtaret e UÇK-së që personifikonin të drejtën dhe lirinë. Në anën tjetër ishin forcat gjenocidale serbe që u binden që liria është më e çmueshme se çfarëdo makinerie e fuqishme. Në këtë ditë kujtojmë edhe të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari që nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë. Në ditët si këto duhet t’u flasim fëmijëve për familjen Jashari”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se me përulje kujtojnë sakrificën e të rënëve. Osmani ka thënë se u janë mirënjohës të gjithë burrave e grave që luftuan për vendin. Ka shtuar se është e rëndësishme që të mbahet gjallë kujtesa.

“Ne duhet dhe do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe të UÇK-së. Ne e fituam lirinë sepse e njohëm peshën e saj për shekuj. Lirinë e fitojnë ata popuj e ato vende që besojnë vërtetë në të. Këtë më së miri e kishte kuptuar edhe komandanti Adem Jashari. Ai përgatitjet për luftën me Serbinë i kishte nisur qysh në vitin 1991. Ai ishte i vendosur, rrethimin nuk mund ta duronte. Beteja e Jasharëve u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinjve e të rejave. Kjo zgjoi edhe ndërkombëtarët. Ai është personifikim i heroizmit dhe sakrificës”, ka thënë ai.

Osmani ka thënë se duhet frymëzuar nga shembulli i tij. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...