14 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Osmani fillon takimet në Finlandë, publikon fotografi me presidentin: Dy vende liridashëse

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka nisur vizitën në Finlandë, me ftesë të presidentit Alexander Stubb.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se si udhëheqës të dy vendeve liridashëse do të diskutojnë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin drejt ndërtimit të një të ardhmeje euroatlantike, më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët.

“Kënaqësi ta filloj vizitën në Finlandë, me ftesë të mikut të çmuar të Kosovës, Presidentit Alexander Stubb. Si dy vende liridashëse, do të diskutojmë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin tonë, drejt ndërtimit të një të ardhmeje euroatlantike, më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët tanë.

Përpos takimeve me liderë shtetëror, do të kem kënaqësinë ta takoj edhe mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Finlandë dhe t’u adresohem studentëve të Universitetit të Helsinkit”, shkruan Osmani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...