14 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Osmani: Nuk ka luftë politike mes qeverisë dhe presidencës, luftoj vetëm për kushtetutshmërinë e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se s’ka asnjë luftë mes Qeverisë dhe Presidencës, por ajo kërkon vetëm të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

E para e shtetit, pas takimit që pati me Kryetarët e Komunave, tha para gazetarëve se kërkon respektimin e territorit të Kosovës, funksionalitetin e shtetit, si dhe respektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket dokumentit të vitit 2014 për Asociacionin.

“E para ska asnjë luftë politike. Presidentja e Republikës së Kosovës kërkon vetëm që të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, territori i Kosovës, funksionaliteti apo parimi i unitaritetit të shtetit dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket dokumentit të vitit 2015. Pra këto janë parime bazë të cilat unë kam kërkuar që gjithnjë të respektohen. Atë qëndrim e kam pasur edhe si deputete sa i përket kësaj teme, të njëjtin e mbaj edhe sot”, tha ajo.

E para e shtetit përmendi edhe draft statutin e vitit të kaluar, për të cilin tha se ka pasur shqetësimet e saj lidhur me të, ndaj theksoi se nuk e ka shpallur në përputhje me Kushtetutën, madje shtoi se as s’mund ta bëjë një gjë të tillë pasi i takon Gjykatës Kushtetuese.

“Sa i përket modelit të Asociaconit të komunave të Kosovës, ky Asociacion është i regjistruar si OJQ, s’ka kompetenca ekzekutive, nuk ia merr ky Asociacion kompetencat komunave, ky Asociacion ka kompetenca koordinuese, dhe mbi këtë parim që është i paraparë në Kushtetutën tonë, kërkojmë që të trajtohen edhe propozimet e ardhshme. Kjo është arsyeja që sa i përket draftit të tetorit të vitit të kaluar që si Presidente unë nuk e kam shpallur në përputhje me Kushtetutën, as smund ta bëjë një gjë të tillë, është kompetencë e Gjykatës, por kam shprehur shqpetsimet për se paku tri tema kapitale që jane te pershira ne ate statut. Për procedurat për këtë gjë janë të qarta, s’ka luftë këtu politike, si presidente luftoj vetëm për një gjë, kushtetuetshmërinë në vendin tim, këtë kompetencë e kam”, tha Osmani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...