18.6 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes me ShBA-të: Dëshmi e fuqizimit mes dy shteteve tona

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, ka takuar Presidenten Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online. Ato nënshkruajtën një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Gjatë konferencës për media presidentja Osmani tha se aleanca e Kosovës me SHBA-të është e përjetshme dhe kjo po pasqyrohet vazhdimisht.

“Aleanca jonë e përjetshme pasqyrohet dhe zgjerohet vazhdimisht. Vizita e zonjës Allen dëshmon përkushtimin tonë të ndërsjelltë. I shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se kjo mbështetje po vazhdon edhe sot. Bashkëpunimi ynë është materializuar në forma të ndryshme. Kjo marrëveshje është dëshmi e fuqizimit mes dy shteteve tona. Jam jashtëzakonisht e lumtur që nënshkruam këtë marrëveshje që të bashkojmë forcat kundër manipulimit të informacioneve. Fushatat dezinformuese synojnë ta cenojnë demokracinë në shtetet tona. Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme sidomos nga Rusia e cila po synon të sjell destabilizim. Këto forca dashakeqëse synojë të sulmojnë shtetet tona. Marrëveshja e sotme është në këtë funksion nuk përbën një tjetër marrëveshje por synon një pikë kthese në bashkëpunimin tonë dhe lehtëson shkëmbimin e informacionit dhe manipulimit të informacionit”, ka thënë Osmani.

Në fund Osmani ka thënë se Kosova gëzon lirinë demokracinë “falë edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“SHBA janë aleati ynë kryesor”, tha ajo.

Në anën tjetër nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen tha se ky memorandum i marrëveshjes mes ShBA-së dhe Kosovës detajon ndërtimin e kapaciteteve të komunikimit strategjik përmes diplomacisë digjitale evropiane, shkëmbimit dhe aktiviteteve të tjera të kornizës.
“Ne e pranojmë se qeveritë autoritare manipulojnë informacionin dhe përhapin dezinformata për të ndikuar tek njerëzit në mbarë botën për të mbjellë kaos,ndarje për të ulur besimin në institucione, veçanërisht në institucione demokratike. Siguria dhe stabiliteti në Evropën Jugore dhe Qendrore, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor janë prioritetet kryesore që kam theksuar në çdo pjesë të udhëtimit tim në rajon”, tha Allen.

“Korniza jonë e qeverisë amerikane fokusohet në luftën kundër  manipulimit të informacionit, dhe ky memorandum i marrëveshjes sot këtu midis SHBA-së dhe Kosovës përfshinë disa pika. Ai detajon ndërtimin e kapaciteteve të komunikimit strategjik përmes diplomacisë digjitale evropiane, shkëmbimit dhe aktiviteteve të tjera të kornizës”, shtoi tutje sekretarja amerikane e Shtetit.

“Ne e mbështesim rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë. E di që është shumë e rëndësishme edhe për ju presidentja Osmani. Diskutuam edhe për hapat kryesorë për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe. Biseduam edhe për investimet në rini, trajnime dhe edukime për te siguruar një të ardhme të ndritur”, tha ajo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...