Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me ministrin turk, Hakan Fidan, ka shkruar se e ka falënderuar atë për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës, në çdo etapë.
Përmes një postimi, Osmani ka njoftuar se me Fidan kanë diskutuar për potencialin e bashkëpunimit, përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes.
“Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, thuhet në postimin e Osmani.