15.2 C
Pec
E enjte, 1 Qershor, 2023

Osmani pas takimit me senatorët amerikanë: Marrëdhënia në mes Kosovës dhe SHBA-së është ekzistenciale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim dy senatorët amerikan Chris Murphy dhe Gary Peters.

Ku në këtë takim mes tyre u diskutua rreh bashkëpunimit ushtarak mes SHBA-së dhe Kosovës.

Osmani nga ambasadorët ka kërkuar përkrahje të vazhdueshme, sa i përket Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

Më tutje, Osmani theksoi se Kosova do ti zbatojë të gjitha detyrimet sa i përket marrëveshjeve të fundit në Bruksel dhe Ohër.

‘’Marrëdhënia në mes Republikës së Kosovës  dhe SHBA-së  nuk është vetëm e rëndësishme por ekzistenciale.

Kosova është partneri kryesor i SHBA në këtë rajon, siç është dëshmuar në matjet e fundit nga organizata të ndryshme dhe siç dëshmohet nga bashkëpunimi i këtyre shteteve, Kosova është vendi më pro-amerikan në botë.

Në këtë takim  shpreha nevojën e bashkëpunimit ushtarak me SHBA-në, sepse bashkëpunimi ynë ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme edhe në vend edhe në rajon.

Për më tepër kam kërkuar përkrahje të vazhdueshme sa i përket Kosovës në organizata ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në këto organizata do të ishte një veprim i qartë në favor të paqes në rajon.

Në kuadër të dialogut, i njoftova edhe për listën e  gjatë të shkeljeve të Serbisë, e cila nuk po i zbaton obligimet që ka.

Sa i përket marrëveshjeve të fundit në Bruksel dhe Ohër, Kosova nuk do të ikë nga detyrimet e saj. Kosova do të zbatojë secilin detyrim që është pajtuar në atë dialog’’, tha Osmani në konferencë për media./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...