“Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura!”, ka shkruar kështu, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pasi ka pritur në takim ministren e Jashtme të këtij shteti, Elina Valtonen.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryediplomaten finlandeze, e ka falënderuar për mbështetjen që shteti i saj i ka dhënë Kosovës.
“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.
Teksa në përfundim, presidentja ka bërë të ditur se kanë rënë dakord se do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e raporteve ndërshtetërore./Njeshi/