30.9 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Osmani për takimin me fituesen e Nobelit, Nadia Murad: Bashkë në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Nadia Murad, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqe.

Osmani për të ka thënë se Nadia Murad është një nga zërat më të guximshëm dhe të fuqishëm në luftën për drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në kohë lufte.

“Sot, pata nderin ta mirëpres në Kosovë për t’u bashkuar në fuqizimin e zërave të të gjithë të mbijetuarve këtu dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në “X”, të enjten.

“Së bashku, vizituam të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe organizatat që punojnë ngushtë me ta. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë të mbijetuarve—gjithmonë”, ka thënë ajo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...