5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Osmani për tragjedinë në Turqi: Në këtë kohë të vështirë, solidariteti ynë është me popullin turk

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar pas tragjedisë që ndodhi në Bolu të Turqisë, ku u mbytën 66 njerëz nga zjarri në një hotel.

E para e vendit u ka shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Osmani ka thënë se në këtë kohë të vështirë, mendimet dhe solidariteti i Kosovës është me presidentin Erdogan dhe popullin e Turqisë.

“E pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik në Bolu të Turqisë. Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve që mbajnë zi për këtë humbje të madhe. Ne jemi me reaguesit e guximshëm që punojnë pa u lodhur për të shpëtuar jetë dhe për të ndihmuar ata në nevojë. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Në këtë kohë të vështirë, mendimet dhe solidariteti ynë janë me Presidentin Recep Tayipp Erdogan dhe popullin e Turqisë”, ka shkruar presidentja në platformën “X”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...