20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Osmani për vrasjen e gruas në Pejë: Femicidi duhet të ndalet me çdo kusht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar vrasjen në Pejë, duke theksuar se e vetmja mënyrë për ta ndalur “këtë fenomen të tmerrshëm është që të rizgjohemi të gjithë ne si shoqëri, si shtet dhe si komb kundër tij”.

“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht. Dhe, mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë gjithashtu se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku është diskutuar për dhunën ndaj grave.

“Ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë e drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi bazë gjinore, që po e njollos shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda”, ka shtuar Osmani gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...