Presidentja Vjosa Osmani pasi mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, ka shkruar një status në Facebook.
Ajo ka shkruar se përgjithmonë do të nderohet trimëria, vendosmëria e sakrifica e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe vajzave e djemve të UÇK-së, por edhe të tjerëve që sakrifikuan që të jemi të lirë dhe të bëhemi shtet.
“Sot e përgjithmonë, nderojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, vajzave e djemve të UÇK-së dhe të gjithë atyre që sakrifikuan që ëndrra jonë shekullore për liri e për shtet të bëhet realitet”, ka shrkaur Osmani në Facebook./Njeshi/