18.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës

“Sot kujtojmë masakrën e kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, me ç‘rast u  vranë dhe u masakruan  106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civil.

Dhembja vazhdon të jetë po kaq e madhe sikur në ditën e vrasjes së tyre, ndërsa kujtimi për ta i përhershëm.

Drejtësia për viktimat e regjimit serb dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë kërkesa të përhershme tonat, nga të cilat ne nuk heqim dorë”, ka thënë ajo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...