20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Osmani përkujton 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës: Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues

U.D, e presidentes, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës.

Në një shkrim në Facebook, Osmani ka thënë se kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën.

Ajo tha se kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe.

“Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë”.

“32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjtetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre”, u shpreh Osmani. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...