12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Osmani përkujton Berishën e Hajrizin në 25-vjetorin e vrasjes, thotë se sakrifica e tyre mishëroi kauzën e lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarët e humanistët e shquar Latif Berishën dhe Agim Hajrizin, në 25-vjetorin e vrasjes së tyre.

Osmani u shpreh se angazhimi dhe sakrifica e palëkundur e tyre mishëroi idealet më fisnike të kauzës dhe aspiratës sonë për liri e pavarësi, si dhe shtoi se veprat e tyre do të kujtohen përherë.

“25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht dy humanistët e shquar, shkrimtarin dhe intelektualin Latif Berisha dhe aktivistin e palodhur sindikalist, Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e tij”, u shpreh Osmani.

“Angazhimi dhe sakrifica e palëkundur e tyre, mishëroi idealet më fisnike të kauzës dhe aspiratës sonë për liri e pavarësi. Vepra e tyre do të kujtohet përherë dhe do të jetë udhëzuese e frymëzim për brezat që do të vijnë. I përhershëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...