4.9 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Osmani përkujton dëshmorët e Prishtinës: Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë

Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës, vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve, në varrezat në Velani

Me përulësi dhe respekt të thellë, Presidentja Osmani kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja.

Presidentja Osmani tha se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...