2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Osmani përsërit kërkesën për heqjen e masave të BE’së ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Këtë kërkesë, Osmani e ka bërë në takimin me Ambasadorin e BE’së në Kosovë, Aivo Orav.

Osmani I ka cilësuar sit ë padrejta këto masa, që ka thënë se po dëmtojnë qytetarët e vendit.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani dhe Orav kanë folur edhe lidhur me procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se në javët dhe muajt në vijim në Kosovë priten një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

“Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të  bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...