Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njofton se dje mirëpriti ambasadorin Michael Davenport për takimin lamtumirës.
Me anë të një postimi në platformën X, e para e shtetit thotë se i ka shprehur “mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetjen e përpjekjeve tona për të forcuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë – fusha ku ne vazhdojmë të bëjmë hapa të rëndësishëm”.
“Teksa mandati i tij përfundon si shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, i urova gjithë të mirat në përpjekjet e tij të ardhshme”, përfundoi Osmani. /Njeshi/