18.9 C
Pec
E martë, 3 Tetor, 2023

Osmani: Policët janë liruar, por kjo nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia e këtij agresioni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar sërish për lirim e 3 policëve të cilët javë më parë ishin rrëmbyer nga forcat serbe, në zonën kufitare, brenda territorit të Kosovës.

E për këtë veprim, e para e vendit thotë se Serbia përkundër lirimit sot të 3 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nuk mund të lirohet nga përgjegjësia për këtë akt flagrant agresioni ndaj shtetit të Kosovës.

“3 policët e Kosovës janë liruar, por kjo nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant agresioni kundër Kosovës dhe shkeljes së Marrëveshjes Teknike Ushtarake me NATO-n”, ka shkruar Osmani në Twitter.

 

Ajo edhe një herë ka falënderuar SHBA’në për lirimin e policëve kosovar.

“Shumë faleminderit për partnerët tanë që bënë të mundur këtë publikim, në veçanti SHBA’në”, përfundon reagimi i shefes së shtetit.

Tre policët patrullues kufitar të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe të mërkurën e 14 qershorit nga forcat serbe, në fshatin Bare.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti javën e kaluar në konferencë për media tha se tre policët ishte duke ngrënë drekë kur dhe ndodhi rrëmbimi i tyre nga rreth 15 persona.

ShBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht i kanë bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që policët të lirohen menjëherë dhe pa kushte./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...