10.3 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Osmani pret gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për nder të 8 Marsit-Ditës së Grua, ka pritur sot gratë e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Osmani i ka cilësuar gratë e Shërbimit Korrektues të forta, të përkushtuara dhe të palëkundura në misionin e tyre për drejtësi.

“Në një profesion sfidues, ato dëshmojnë çdo ditë se forca, profesionalizmi dhe dinjiteti nuk kanë gjini”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë se “këto gra janë dëshmi se ndryshimi vjen kur guxojmë, veprojmë dhe mbështesim njëra-tjetrën”.

“Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë që me punën dhe përkushtimin e tyre e bëjnë shoqërinë më të drejtë!”, ka shkruar presidentja. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...