8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Osmani pret në takim Hovenierin, Presidenca tregon çfarë u diskutua

Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Presidenca ka njoftuar se presidentja Osmani me Hovenier ka biseduar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...