8.5 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

​Osmani pritet t’i drejtohet Kuvendit më 15 dhjetor

Presidentja Vjosa Osmani pritet t’i adresohet Kuvendit të Kosovës me fjalimin e saj vjetor më 15 dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur nga Kuvendi i Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot, nuk pati kuorumin e mjaftueshëm për vendimmarrje.

Në këto rrethana, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare më 14 dhjetor, për të shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2024./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...