Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani gjatë qëndrimit në SHBA ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, së fundmi presidentja ka takuar ish presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe ish gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.
“Dy heronj, një histori, Kosova në mes”, ka shkruar presidentja sipër fotografisë së publikuar./Njeshi/