21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Osmani: Qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë sa i lartë është çmimi për lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në dyvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ka thënë se qëndrojnë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për liri.

Osmani ka thënë se liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri.

Në fund ajo ka shkruar “Slava Ukraina”.

“Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani në platformën “X”. Sot janë bërë dy vjet prej kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...