14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Osmani-Ruttes: Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në aleancë, këtu gjithmonë do të jeni si në shtëpinë tuaj

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar shefin e NATO-s për vizitën e tij në Kosovë.

Pas takimit, në konferencën e përbashkët me Rutte, Osmani tha se populli i Kosovës do të ketë gjithmonë mirënjohje për akeatët e saj.

“Populli i Kosovës do të ketë gjithmonë mirënjohje te thelle per secilin aleat. Përgjatë këtyre 25 viteve se bashku me ju e kemi shndërruar Kosovën në shembull suksesi”, tha presidentja Osmani.

E para e shtetit theksoi se shteti ynë është i gatshëm për të rritur kontributin për stabilitetin në rajon e botë, dhe se anëtarësimi në NATO është domosdoshmëri për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sot Kosova po kontribuon dhe është e gatshme dhe e aftë për të rritur kontributin për stabilitetin në botë. NATO është themeluar mbi vlerat me të cilat qëndron shteti ynë. Edhe synimi ynë për anëtarësim në NATO është domosdomshëri për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Sic e thatë në BeH është e rëndësishme që ky rajon të mos ketë vakume të sigurisë”, tha presidentja ndërsa shtoi se Kosova dëshiron të thellojë partneritetin me NATO-n.

“Prania e trupave të NATO-s është barrrierë kundër për çfarëdo lloj përpjekje për cënimin e paqes dhe stabilitetit për të cilin kemi sakrifikuar shumë gjatë”, tha Osmani në konferencën për media.

“Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në aleancë. Në Kosovë gjithmonë do të jeni si në shtëpinë tuaj”, tha Presidentja e vendit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...