15.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Osmani: Sali Çekaj la gjurmë të pashlyera në organizimin e UÇK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Sali Çekaj në 24 vjetorin e rënies.

Ajo ka thënë se ai ishte një prej strategëve më të shquar të luftës dhe veprimtar i paepur në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri.

Më tutje, Osmani ka thënë se Sali Çekaj ka lënë gjurmë në organizimin e UÇK-së dhe të betejave për liri.

“Komandant Çekaj ishte njëri ndër strategët më të shquar të luftës, por veprimtar i paepur në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri. Veprimtarinë atdhetare e nisi herët, për të mos iu ndarë deri në rënien e tij heroike, më 19 prill 1999. Njëherë në Kosovë e më pas në mërgim, ai dëshmoi se si punohet e vdiset për atdhe. Së bashku me Agim Ramadanin e bashkëluftëtarë të tjerë, Saliu iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u shqua si strateg ushtarak’’ ka shkruar Osmani në rrjetin social në Facebook.

Si komandant i Brigadës 134, la gjurmë të pashlyera në organizimin e UÇK-së dhe të betejave të saj për liri, ka theksuar më tutje Osmani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...