15.8 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

Osmani shpërndan fotografi me Stoltenbergun, thotë se Kosova është e përkushtuar pë anëtarësim në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka theksuar se e ka përsëritur përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO

“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur”, ka shkruar Osmani në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...