4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Osmani: Shteti serb nëpërmjet dhunimit krijoi dhimbje ndër gjenerata

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se çështja e verifikimit të statusit të viktimës së dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, nuk duhet të jetë me mandat kohor.

“Përderisa krimi i dhunimit është pjesë e krimeve të luftës, kundër njerëzit dhe element i gjenocidit dhe që të tirja sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk kanë afat të parashkrimit. Kemi raste kur ndiqen krimet e kryera gjatë luftës së dytë botërore, andaj edhe institucionet që merren me verifikimin e statusit duhet të kenë pa mandat të caktuar”, ka thënë Osmani gjatë tryezës së diskutimit për të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Osmani më tutje ka kritikuar Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës për refuzimin e dhjetëra grave që kanë aplikuar për status të viktimës.

“Dhunimet gjatë luftës janë arma më mizore që ka njohur njerëzimi, më mizore se dhunimi është qëllimi i saj. Policia dhe shteti serb nëpërmjet dhunës kishte për qëllim që të krijonte dhimbje që do të përshkonte gjenerata. Dhunimet në Kosovë kanë ndodhur në sytë e fëmijëve dhe me këtë qëllim kanë dashur ta shkatërrojnë një popull”, ka thënë Osmani.

Osmani e ka cilësuar me interes të veçantë shtetëror çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Ajo ka thënë se ata dhe ato që kanë triumfuar mbi mizori, kanë dëshmuar pathyeshmërinë e shpirtit të njeriut.

“Si Presidente njihem krenare për punën që po bëjnë Shyhretja dhe Vasfija si të deleguara të posaçme presidenciale në mbështetjen e të mbijetuarave jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ukrainë, Irak, shtete të ndryshme të Afrikës dhe në Lindjen e Mesme. Për më tepër nga përpjekjet tona të vazhdueshme, Republikën e  Kosovës e kanë shndërruar në referencë për tërë botën edhe nëpërmjet Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Në edicionin e fundit të këtij forumi, jehona e këtyre historive të mbijetuarave të luftës ka kapërcyer kufijtë tonë kombëtar”, ka thënë ajo/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...