6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Osmani sot në Akademinë Përkujtimore për Ibrahim Rugovën “që Komuna e Gjilanit nuk e përfshiu në Flakën e Janarit”

Në ora 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të bëjë homazhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes, në lagjen “Velani” të Prishtinës.

Ndërsa, si njofton Presidenca, në ora 11:00, Osmani merr pjesë dhe mbanë fjalim në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së Rugovës në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishin reaguar që Akademia për Presidentin Ibrahim Rugova nuk u përfshi në kalendarin Flakës së Janarit”, një festival kulturor që mbahet në Gjilan.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri pati thënë se pasi Akademia u hoq nga kalendari, Presidentja Osmani e kishte marrë përsipër organizimin e saj.

Haziri gjithashtu ka akuzuar Qeverinë që me urdhër të saj është hequr nga programi.

“Pas reagimeve tona për mospërfshirjen e Akademisë së Presidentit Rugova nga ana e ekzekutivit të Gjilanit në kalendarin e “Flakës së Janarit”, presidentja Osmani e paska marrë përsipër organizimin e kësaj akademie nën patronatin e saj. E përshëndesim këtë vendim të presidentes, por turpi mbetet mbi qeverinë qendrore, me urdhër të të cilës u hoq nga kalendari i “Flakës…” nga ana e administratorit të Komunës së Gjilanit”.

Ai thotë se figura e “Presidentit historik mbetet unikate, dhe ani pse lidershipi i VV-së vazhdojnë ta urrejnë edhe për se vdekuri, ua rikujtojmë se Presidenti Ibrahim Rugova ka iniciuar e shkaktuar procese, duke realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci!”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...