16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Osmani takime me Hovenierin, Rohden dhe Hargreaves temë zhbllokim i anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Osmani të enjten është takuar me Jeff Hovenierin, Joern Rode dhe Jonathan Hargreaves për zhbllokimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Këto takime të presidentes me tri shtetet e fuqishme janë realizuar në ditën kur ministrja Donika Gërvalla ka dërguar letër zotuese për Asociacionin, presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Mirëpo presidentja Osmani ka reaguar menjëherë ndaj kësaj letre. Ajo ka thënë se letra e qeverisë nuk është konsultuar e as dakorduar me të.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës, si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën”, thuhet në deklaratën nga Presidenca.

Në deklaratën që ka e ka publikuar këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, thuhet se çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione.

“Presidentja Osmani gjatë gjithë ditës po vazhdon konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Evropës, ashtu siç ka bërë për një kohë të gjatë, me qëllim të zhbllokimit të këtij procesi.

Rrjedhimisht, Presidentja Osmani do ta mbështesë çdo veprim në drejtim të realizimit të këtij synimi, në përputhje të plotë me interesat shtetërore dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj edhe po bën përpjekje që shtetet anëtare të binden që sa më parë që të jetë e mundur të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”, thuhet në njoftimin e tij./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...