2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Osmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e integritetit territorial

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin  e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Osmani tha se përveç sigurisë rajonale, me Beqiroviqin folën edhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm.

“Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”, shkroi Osmani.

E para e shtetit gjatë ditës ndër të tjera u takua edhe me përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sorensen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...