26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Osmani takohet me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon takimet me personalitete të ndryshme në margjina të Samitit të Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku po marrin pjesë liderë nga 100 shtete.

Osmani së fundmi ka njoftuar se është takuar me dy zyrtarë të lartë amerikan me të cilët ka diskutuar për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit Kosovë-SHBA.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, Osmani ka mbajtur sot fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...