12.1 C
Pec
E martë, 8 Tetor, 2024

Osmani takohet me ndihmës sekretaren amerikane, ia shpreh shqetësimet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me ndihmës sekretaren amerikane, Dafna H. Rand.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, përfshirë këtu sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Takim produktiv në New York me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndër të tjerash, Osmani ia ka shprehur edhe shqetësimet për diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”, thuhet në përfundim të postimit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...