2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Osmani takohet me Orav, paralajmërojnë një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të BE’së në javët dhe muajt në vijim

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka folur lidhur me procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca bëhet e ditur se në javët dhe muajt në vijim në Kosovë priten një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

“Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të  bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Edhe në këtë takim, Osmani ka kërkuar largimin e masave ndëshkuese që BE’ja ka vendosur ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit, me fokus të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Kosovës.  Me këtë rast, Presidentja Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...