10 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Osmani takohet me Rohden, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE e zhvillimet e fundit në vend

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjatë takimit u fol për zhvillimet e fundit në vend, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku u potencua rëndësia që ky proces të përmbyllet me sukses.

“Tutje, në takim u diskutua për një sërë nismash e projektesh të interesit të përbashkët, gjersa Presidentja Osmani foli edhe për edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një platformë për ta avancuar bashkëpunimin bilateral në drejtim të përmbushjes së kësaj agjende”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tutje në mes Kosovës dhe Gjermanisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...