7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Osmani takohet me zyrtaren amerikane, flasin për zhvillimet e fundit dhe temat kryesore të vizitës së Vermas

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin.

Gjatë takimit bëhet e ditur se u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës e ShBA-së gjatë vitit 2025.

‘Në prag të vizitës së Zëvendës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, u diskutua për qëllimin e kësaj vizite, si dhe u fol për disa nga temat kryesore që do të trajtohen”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim thuhet se gjatë takimit u fol edhe për rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...