19.7 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Osmani takoi sekretarin Blinken, e falënderoi për angazhimin e tij për paqen dhe stabilitetin në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Gjatë pritjes së mbrëmshme, të organizuar nga presidenti Biden, presidentja Osmani është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit.

“E informova atë [sekretarin Blinken] për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter, teksa shihet në foto bashkë me minsitren e Jashtme, Donika Gërvalla me sekretarin amerikan Blinken.

Gjatë qëndrimit të saj në New York, presidentja Osmani po zhvillon takime me udhëheqës të shteteve të ndryshme, nga të cilët po kërkon thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen për Kosovën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...