25.5 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Osmani takoi senatorë e kongresistë në Washington: I falënderova për përkushtimin e palëkundur ndaj Kosovës

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e para e shtetit, Vjosa Osmani ka takuar senatorë e kongresistë amerikanë në Washington në nder të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se i ka falënderuar ata për kontributin dhe përkushtimin e palëkundur për të përforcuar aleancën mes Kosovës dhe ShBA-së.

Presidentja ka publikuar edhe fotografi nga këto takime.

Postimi i plotë:

Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira.

Ata ishin zëri i popullit të Kosovës.

Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara! 🇽🇰 🇺🇸/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...