20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Osmani takoi zv.kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, përmend anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Slloveni.

Gjatë kësaj vizite ajo ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovshca.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë takimit me ta Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare.

“Sipas Presidentes Osmani, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre. Presidentja Osmani në takim me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...