16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Osmani takon ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë, flasin për situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës, znj. Karin Boven, ambasadorin e Finlandës, z. Matti Nissinen, dhe ambasadorin e Suedisë, z. Jonas Westerlund.

Në njoftimin e presidencës thuhet se zhvillimet e fundit në vend dhe situata e krijuar pas moskonstituimit të kuvendit, ishin temë diskutimi në këtë takim.

“Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme. Presidentja i falënderoi per përkrahjen e tyre në rrugëtimin tonë euroatlantik”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...