19.7 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

Osmani takon ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet e fundit dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar  një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtar.

“Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar dje, ambasadorin francez Olivier Guérot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Republikës franceze, Olivier Guérot.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...