9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Osmani takon delegacionin boshnjak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot një delegacion nga Zyra për Koordinimin e Këshillave Kombëtare Boshnjake, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të përfaqësuesve boshnjakë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Sipas presidencës, e para e shtetit bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës.

“Presidentja bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës”.

Presidentja theksoi se është e nevojshme të zbatohen të gjitha parimet e nënshkruara në marrëveshjet e Procesit të Berlinit, duke filluar nga liria e lëvizjes./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...