22.8 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Osmani takon homologët nga Bosnja, kërkon ratifikimin e marrëveshjeve për lëvizjen reciproke pa viza

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të takimeve bilaterale përgjatë takimit të liderëve të rajonit të Procesit Bërdo-Brijuni që po mbahet në Shkup, ka takuar anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Željko Komšić dhe Denis Bećirović.

Në këtë takim, ndër të tjera u diskutua ratifikimi i marrëveshjeve të Procesit të Berlinit nga Parlamenti i Bosnje e Hercegovinës, një obligim që rrjedh nga nënshkrimi i marrëveshjeve në nëntorin e vitit të kaluar.

“Presidentja Osmani ka theksuar se ratifikimi i marrëveshjeve nga ana e autoriteteve të BeH është, përveç një obligim edhe domosdoshmëri që do ta ndihmojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy shteteve që do t’i kontribuonte rritjes së komunikimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy popujve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas Presidentes Osmani, Kuvendi i Kosovës dhe katër shtetet e rajonit kanë ratifikuar marrëveshjet e Procesit të Berlinit, njëra nga të cilat parasheh lëvizjen vetëm me letërnjoftime me Bosnjën dhe Hercegovinën, ndaj është radha që të njëjtin veprim ta bëj edhe BeH-ja.

Po ashtu, Presidentja Osmani vlerësoi se lidhja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve do t`i shtonte mundësitë për thellim të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit te dyanshëm.

Presidentja Osmani ka theksuar se arritja e vizionit të përbashkët  e të dy shteteve për të qenë pjesë e familjes euroatlantike do t`i kontribuonte paqes, stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë të rajonit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...