Presidentja Vjosa Osmani, është takuar sot në Sofje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, të cilit i ka përcjellë urimet për rizgjedhjen në këtë post.
Osmani ka theksuar se Kroacia mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale, si dhe në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera me interes të ndërsjellë.
Ky takim vjen në kuadër të angazhimit të Kosovës për të forcuar partneritetet me vendet aleate në rajon dhe më gjerë./Njeshi/