32.1 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Osmani takon krerët e institucioneve të drejtësisë, flasin për reforma

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takime të ndara kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, me të cilët është diskutuar për procesin e reformës në drejtësi, duke theksuar nevojën që reformat ta përmirësojnë efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien.

Në takime u diskutua edhe për fenomenin shqetësues të rritjes së numrit të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional kundër kësaj dukurie që ka marrë përmasa alarmuese, duke siguruar përgjigje të shpejta dhe efektive ligjore për t`i mbrojtur viktimat dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës.

Në takim me KPK-në është diskutuar edhe për rëndësinë e trajtimit të rasteve të krimeve të kryera gjatë luftës, duke pasur parasysh se disa nga dëshmitarët dhe të mbijetuarit po vdesin prandaj është urgjente që të mblidhen të gjitha dëshmitë për krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...